Menaxheri Mamuka Jugeli është rikthyer për të folur për të ardhmen e klientit të tij, Khvicha Kvaratskhelia, yllit të Napolit.
Kvaratskhelia ka kontratë me Napolin me një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027 dhe në Serinë A aktuale ai ka shënuar nëntë gola në 25 ndeshje.
“Për sa i përket së ardhmes, po flasim me klubin, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai do të largohet nëse një klub tjetër paraqet një ofertë që drejtuesit nuk mund ta refuzojnë”.
“Nuk mund të flas për një shumë të caktuar, vlerësimet i takojnë presidentit De Laurentiis. Unë mbroj kontratën dhe punën e Khvichas. Gjithçka do të jetë e qartë në fund të majit”, deklaroi menaxheri i sulmuesit të Napolit.
Disa javë më parë, Aurelio De Laurentiis u shpreh për të ardhmen e Kvaratskhelias, duke thënë se agjentët e lojtarit nuk duan të flasin deri në fund të sezonit.
“Thirra përfaqësuesit e Kvaratskhelias muajt e fundit. Më pas u takuam në zyrën time dhe u shpjegova se çfarë doja të bëja dhe si t’ia zgjatja kontratën lojtarit. A e dini se çfarë m’u përgjigj menaxheri? Se ata janë shumë të lumtur këtu dhe se duan të flasin për këtë në fund të këtij sezoni”, deklaroi De Laurentiis. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...