Tenisti serb, Novak Djokovic thotë se dëshiron t’i pagëzojë fëmijët e tij në Kosovë, duke e konsideruar se kjo tokë është në zemër të çdo serbi, pasi sipas tij, ajo e përfaqëson qendrën e kulturës, identitetit, traditës dhe të fesë së serbëve.
Në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, Djokovic ka thënë se është i vetëdijshëm që do të ishte e vështirë ta realizonte dëshirën e tij pasi, gjithnjë sipas tij, në Kosovë ka ende tension, ndonëse më jo konflikt të armatosur.
“Dua të kthehem në Kosovë me gruan time për t’i pagëzuar fëmijët e mi, Stefan, tetë vjeç, dhe Tara, pesë vjeçe. E di se kjo është një çështje delikate pasi konflikti është ende prezent atje, ndonëse jo më i armatosur, por ka ende tension. Nuk dua të përzihem në politikë, por për çdo serb, Kosova është në zemër, është një qendër e kulturës sonë, të identitetit, të traditës dhe të besimit tonë”, deklaroi tenisti serb.
Djokovic ndërkohë e ka bërë “viktimën”, siç e bëjnë zakonisht serbët për luftën në Kosovë, duke e treguar periudhën e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...