Novak Djokovic do të lejohet të luajë në US Open këtë vit, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr masat për Covid-19.
Ish numëri një i botës nuk ka luajtur tenis në Shtetet e Bashkuara që nga humbja e finales së US Open në 2021, për shkak të masave Covid të vendosura nga qeveria gjatë pandemisë.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që vizitorët nga shtetet e tjera të tregojnë prova të vaksinimit dhe 22 herë kampioni i Grand Slam-it ka refuzuar ta marr atë, shkruan Sky Sports, transmeton Arbresh.info.
Sidoqoftë, të mërkurën, Senati i SHBA miratoi një projekt-ligj që do t’i japë fund masave të Covid-19 që u vendosën nga ish-presidenti Donald Trump më 13 mars 2020.
35-vjeçari humbi turneun në Flushing Meadows vitin e kaluar dhe gjithashtu humbi në Miami Open dhe Indian Wells, pasi iu mohua leja për të hyrë në Amerikë.
Ai kishte aplikuar për leje speciale për të hyrë, por kërkesa për të luajtur në Miami dhe në Indian Wells u refuzua nga zyrtarët.
Djokovic ka fituar tre herë titullin e US Open, së fundmi në vitin 2018, ndërsa përfundoi gjashtë herë si nënkampion./Arbresh.info/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...