Google ADS

Djemtë e Kombëtares të “vdekur” për gjumë

22:26 | 6 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kombëtarja shqiptare është grumbulluar ditën e sotme në Stamboll, ku do të përgatitet për takimin miqësor ndaj Turqisë. Ajo që bie në sy është harmonia e shkëlqyer brenda grupin, ku nuk mungojnë as postimet pikante në rrjetin social Instagram.

Ka qënë mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj i cili nëpërmjet disa videove të shkurtëra në “Story” ka publikuar Frederik Veselin dhe Alban Hoxhaj duke fjetur gjumë në divan, shkruan panorama.

Nuk mund të mungonin dhe postimet e Mërgim Mavrajt, i cili ka shpërndarë disa sekuenca nga dhoma, së bashku me Berat Gjimshitin, Arlind Ajetin dhe Naser Alijin të shtrirë në dysheme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme