Ylli i Kombëtarës së Kosovës, Albion Rrahmani dje është zyrtarizuar tek skuadra e tij e re Sparta Praha.
Rrahmani erdhi nga Rapid Bukureshit me vlerë 5 milionë euro, ndërsa pritet të jetën jëri ndër lojtarët kyç tek skuadra çeke, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo siç raportojnë mediat rumune, Rrahmani nuk udhëtuar së bashku me skuadrën për në Suedi ku do të përballen me Malmon në play-off të Champions League që do të zhvillohet nesër në ora 21:00.
“Digi Sport” ka shkruajtur se 23-vjeçari do ta bëjë debutimin e tij të parë me fanellën e Sparta Prahës në ndeshjen kthyese që do të zhvillohet javën e ardhshme.
Albion Rrahmani më herët ka qenë pjesë e skuadrës së njohur kosovare, FC Ballkani, ku shkëlqeu me fanellën e skuadrës së Suharekës dhe ra në sytë e klubit rumun, FC Rapid, ku edhe ishte njëri ndër lojtarët më të mirë te skuadrës, ndërsa ishte edhe i dashur për tifozët rumun. / Arbresh.info
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?