Djali i trajnerit të Barcelonës: Ju lutem transferojeni Neymarin, ai është më i miri në botë

23:31 | 1 Prill 2020
A. B.

Laro Setien, djali i trajnerit të Barcelonës Quique Setien, i ka kërkuar publikisht gjigantit katalonas të ribashkohet me sulmuesin brazilian Neymar, për të cilin thotë se është lojtari më i mirë në botë.

Neymar u largua nga Camp Nou në verën e vitit 2017, duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit për një shumë rekorde botërore, 222 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Barça u mundua ta kthejë atë në klubin verën e kaluar, por dështoi. Megjithatë, kjo nuk e ka zmbrapsur gjigantin katalonas për të tentuar përsëri këtë verë.

Kthimi i Neymarit në Braçë është dëshirë e shumë persona dhe tifozëve të klubit, përfshirë edhe e djalit të njeriut që e drejton skuadrën katalonase momentalisht,

“Mendoj se Neymari është më i mirë, prandaj, po, ju lutem transferojeni Neymarin në Barcelonë”, ka thënë Laro, i cili luan për Sant Andreu, në rrjetet sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme