Djali i tij u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër, vjen reagimi i babait të Granit Xhakës

11:51 | 6 Janar 2025
L G

Granit Xhaka është zgjedhur mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër në gala mbrëmjen “Sports Awards 2024”.

Ylli kosovar shkëlqeu në 2024-shin me paraqitje mbresëlënëse me Bayer Leverkusenin dhe me Kombëtaren e Zvicrës.

E për arritjen e radhës së ish-futbollistit të Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit, s’kish se si të mos ishte krenar babai i tij, Ragip Xhaka, i cili e bëri një postim emocionues në rrjetet sociale.

Siç dihet, Ragip Xhaka do ta kërkojë një ulëse në Parlamentin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku do të kandidojë për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan express

Ndërkohë, djali i tij, Graniti, në vitin që e lamë pas e fitoi titullin e parë dhe historik të Bundesligës me Bayer Leverkusenin, si dhe Kupën e Superkupën e Gjermanisë, duke e pasur kështu një sezon për mbamendje, derisa shkoi edhe në finale të Ligës së Evropës.

Të ngjashme