Djali i legjendës Michael Schumacher, Mick,i është bashkuar Akademisë së Ferrarit – bën të ditur Sky në Itali.
19-vjeçari pritet të marrë pjesë në dy testime nga skuderia italiane, ku babai i tij i ka fituar pesë tituj.
Nga Ferrari nuk e kanë konfirmuar marrëveshjen me të riun Schumacher, ndërsa menaxherja e tij, Sabine Kehm, ka refuzuar t’i komentojë thashethemet.
Mick, i cili në sezonin e kaluar e fitoi titullin e Formula 3, pritet të fillojë edicionin e tij të parë në Formula 2 në Bahrain në muajin mars.
Kjo garë do t’i ndihmojë për të hyrë në Formula 1, ku pritet t’i ndjekë hapat e babait të tij, shtatëherë kampionit të elitës së automobilizmit.
Ferrari është pa një titull pilotësh që nga viti 2007 që ka qenë triumfi i vetëm prej kohës së Michael Schumacher, i cili është shpallur pesë herë resht kampion me kokëkuqen, gjatë viteve 2000-2004.
Piloti aktual, Sebastian Vettel, pritet të shoqërohet në sezonin e ri nga Charles Leclerc, i cili është produkt i Akademisë së Ferrarit.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit