Gjatë ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës në stadiumin “Mineairo”, djali i dytë i Lionel Messit dhe Antonela Roccuzzos, Mateo, e vodhi të gjithë vëmendjen.
Argjentina pësoi disfatë me rezultat 2:0 në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës kundër Brazilit. Pasi që ylli i Barcelonës nuk shënoi gol në këtë ndeshje, ishte një Messi tjetër që e mori të gjithë vëmendjen, transmeton Gazeta Express.
Në një intervistë të mëparshme, Lionel Messi kishte bërë të ditur se djali i tij i dytë, Mateo, është më i “djallëzuari” nga të tretë. Atij i pëlqejnë shakatë dhe i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes.
https://twitter.com/enunabaldosa/status/1146201156244451328?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1146201156244451328&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fdjali-i-messit-merr-te-gjithe-vemendjen-me-veprimet-e-tij-gjate-ndeshjes-brazil-argjentine%2F
Gjatë turneut të Kupës së Amerikës, djaloshi tre-vjeçari ka qenë protagonist në zonat e rezervuara për familjen e Lionel Messit në stadiume. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë gjysmëfinales së mbrëmshme.
https://twitter.com/mateitomessi/status/1146208158089719808?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1146208158089719808&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fdjali-i-messit-merr-te-gjithe-vemendjen-me-veprimet-e-tij-gjate-ndeshjes-brazil-argjentine%2F
Mateo ishte shumë aktiv në audiencë: ai vraponte dhe kërcente nga shkallët, por gjithmonë ishte nën vëzhgimin e nënës së vet, Antonela Roccuzzos.
https://twitter.com/mateitomessi/status/1146257811493535744?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1146257811493535744&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fdjali-i-messit-merr-te-gjithe-vemendjen-me-veprimet-e-tij-gjate-ndeshjes-brazil-argjentine%2F