Djali i Marcelos dhuron ‘show’ në zhveshtoret e Real Madridit

09:53 | 16 Maj 2018
Arbresh.info

Situata në Santiago Bernabeu është në gjendje përfekte pak ditë, para finales së madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

E atmosferën e mirë në zhveshtoret e Real Madridit e mbajnë lojtarët brazilianë, si Marcelo dhe Casemiro.

Në stërvitjen e së martës me skuadrën ishte i pranishëm edhe djali i Marcelos.

Djaloshi mori topin dhe me pasime me kokë me të gjithë skuadrën deri te Sergio Ramos në fund për ta futur në një kosh me rroba.

Në fund të kësaj prove, djali i Marcelos nuk dështoi dhe gëzimi i yjeve të Realit ishte fantastik.

Real Madridi më 26 maj do ta zhvillojnë finale e katërt në pesë vitet e fundit kundër Liverpoolit, dhe do të synojnë fitimin për herë të tretë rresht. /arbresh.info/

https://www.facebook.com/SPORTbible/videos/2932031580275688/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme