Babai i tij mund të jetë i njohur si fitues i pesëfishtë i Topit të Artë dhe njëri nga futbollistët më të mirë të gjeneratës së tij, por Cristiano Ronaldo Jnr ka vërtetuar mbrëmjen e së enjtes se edhe ai ka aftësi gjithashtu.
Cristiano Ronaldo dukej i gjithi i buzëqeshur kur djali i tij i parë, 7 vjeçar, shfaqi se ka trashëguar pak nga talenti i tij duke shënuar dy gola të mrekullueshme në fushë pas fitores së Portugalisë kundër Algjerisë, transmeton portali arbresh.info.
Ylli i Real Madridi madje mund të ketë mësuar një gjë apo dy nga Ronaldo Jnr, pasi dështoi për të bërë diçka të ngjashme pavarësisht përpjekjeve gjatë ndeshjes.
Portugalia kishte barazuar në dy ndeshjet e kaluara miqësore në përgatitje për Kampionatin Botëror, me Tunizinë dhe Belgjikën pa kapitenin e tyre dhe lojtarin kryesor, por ata shijuan mbrëmjen e kaluar duke mposhtur me rezultat të thellë 4 me 0 skuadrën e Algjerisë para se të udhëtojnë në Rusi.
Ronaldo, i cili iu bashkua skuadrës së tij në kampin stërvitor në Cascais të hënën pas pushimit të zgjatur si pasojë e triumfit të tretë radhazi të Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në Kiev, realizoi gjatë pjesës së parë por goli ishte nga një pozitë jashtë loje./arbresh.info/
Shikoni më poshtë momentin kur Ronaldo Jnr shënon dy golat:
https://www.youtube.com/watch?v=1GKtZxmW4uw
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...