Cristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë për të pestën herë mbrëmjen e kaluar në Paris duke barazuar rekordin e Messit.
Superylli i Real Madridit barazoi mbrëmjen e kaluar rekordin e Lionel Messit në Kullën Eiffel pas sezonit fantastik 2016/17 ku ai fitoi titullin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Disa ekspertë ishin të pakënaqur që Ronaldo fitoi, por ky çmim vërteton se Ronaldo është njëri nga lojtarët më të mirë në botë të të gjitha kohërave.
Në një intervistë për ‘Marca‘ pas prezantimit të çmimit, Ronaldo tha:
“E shoh pak vetën te Cristiano Jr dhe nuk vetëm sepse ai është djali im. Ai më ka thënë se do të jetë më mirë se unë”
“Ai më ka treguar se do ta fitojë Topin e Artë dhe se do t’i fitojë pesë”
Ndryshe nga djali i tij, Cristiano Ronaldo ka si shënjestër shtatë Topa të Artë para se të pensionohet./arbresh.info/
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...