Djali i Cristiano Ronaldo-s nën hetimet e policisë, kjo është arsyeja

16:59 | 13 Korrik 2020
Arbresh Info

Djali i Cristiano Ronaldo-s është filmuar duke vozitur ‘jet’ në plazh i vetëm.

Halla e djaloshit e ka publikuar videon në Instagram dhe kjo ka bërë që mediat të reagojnë menjëherë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Expresso, policia është në dijeni dhe është duke e hetuar rastin për djaloshin 10-vjeçar.

Thuhet se Ronaldo-s do t’i duhet të paguajë një vlerë të caktuar, shkaku që djali i tij ka vozitur i vetëm dhe këtë assesi nuk e lejojnë ligjet e Portugalisë.

Dënimet në ligjin e Portugalisë janë mes 300 deri në 3000 euro, derisa për grupe kushtojnë rreth 12 mijë euro.

Cristianinho gjithashtu është duke ndjekur hapat e babait dhe thuhet se është mjaftë premtues në futboll./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme