Pas fitores në mesjavë në Ligë të Kampionëve ndaj CSKA Moscow, Manchester United është rikthyer me fitore edhe në Premierë Ligë.
“Djajtë e Kuq” kanë vazhduar formën e tyre të pamposhtur kundër skuadrës së Roy Hodgson – Crystal Palaces duke fituar me rezultat të thellë 4 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Pas golit të epërsisë nga Juan Mata në minutën e 3′ të ndeshjes në Old Trafford, Marouane Fellaini realizoi dy gola (35′) (49′), ndërsa goli i katërt nga skuadra e Jose Mourinhos u shënua nga sulmuesi në formë Romelu Lukaku.
Sulmuesi Marcus Rashford ishte asistues i dy golave të kësaj ndeshje.
Manchester United tani qëndron në krye të tabelës në Premierë Ligë me 19 pikë, tri më shumë se Manchester City para ndeshjes së tyre ndaj Chelseat./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...