Google ADS

Dizenjatori krijon alfabetin me rrëzimet e Neymarit

12:39 | 13 Korrik 2018
Arbresh.info

Ylli i Brazilit, Neymar mund të mos ketë udhëhequr vendin e tij në lavdinë e Kupës së Botës, por rrëzimet e tij të shumta në fushë i siguruan vëmendjen në botë.

Aq kreative ishin rrëzimet saqë i lejuan dizenjatorit brazilian Luciano Jacob që të krijojë tërë alfabetin, transmeton portali arbresh.info.


Artisti me bazë në Irlandë krijoi “Ney Type”, një tipografi të plotë nga A deri në Z, duke përdorur fotografitë e sulmuesit brazilian teksa rrotullohet në fushë.

Postimi i artistit është pritur mirë nga publiku, mbi 10 mijë pëlqime dhe është shpërndarë më shumë se 47 mijë herë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme