Google ADS

Ditë e tmerrshme për xhudistet kosovare në Rusi

16:24 | 16 Dhjetor 2017
Arbresh.info

World Judo Masters i mbajtur në Shën Petersburg ka përfunduar për garueset tona shqiptare.

Distria Krasniqi nuk ka arritur të fitoj medaljen e bronztë në kategorinë 52 kilogramë në shtetin rus.

Xhudistja jonë ka pësuar humbje me wazari në repechange kundër rivales braziliane, Erika Miranda.

Në anën tjetër, xhuditja tjetër Nora Gjakova është eliminuar që në raundin e parë të “Mastersit” të Rusisë, përcjell Telegrafi.

Xhudisjta u eliminua nga koreano-jugorja Youjeong Kwonin. Me këtë të fundit në kategorinë deri në 57 kilogramë ishte përballur edhe në të kaluarën, ku gjithashtu kishte pësuar humbje në botërorin e fundit.

Kujtojmë se në këtë garë kanë pasur të drejtë të marrin pjesë vetëm 16 xhudistet më të mira të botës të kategorive. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme