Më 23 gusht 2013, OKB e vendosi 6 prillin si datë kur do të festohet Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe.
Gjithashtu, me këtë datë shënohet dita e hapjes së Lojërave Olimpike Moderne që u mbajtën në Athinë në vitin 1896.
KON dhe OKB kanë angazhime afatgjate për të përdorur sportin si mjet për ndryshime sociale dhe vazhdojnë të punojnë së bashku në shumë projekte.
Të dy organizatat i kanë shfrytëzuar ngjarjet e sportit siç janë Lojërat Olimpike për të ndërtuar mirëkuptimin kulturor dhe për të përmirësuar edukimin, shëndetin dhe zhvillimin ekonomik dhe social.
Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe ka për qëllim promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetës dhe inkurajimin e Lëvizjes Olimpike Ndërkombëtare që të përqendrohet në lejimin e qasjes në sport për sa më shumë njerëz që është e mundur.
Në këtë ditë, liderët sportivë botërorë e kombëtarë, punojnë me komunitetin dhe synojnë që nëpërmjet sportit të pasurojnë jetën, në veçanti të fëmijëve./rtk
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...