Para disa ditësh Zlatan Ibrahimovic zyrtarizoi rikthimin e tij tek Milani, këtë herë jo si futbollist, por në rolin e drejtuesit teksa do të mbajë rolin e këshilltarit të presidentit Gary Cardinale.
Këtë të premte, Zlatan duhej të paraqitej në qendrën sportive të kuqezinjve, Milanello, për t’u prezantuar edhe para skuadrës e për t’i dërguar një mesazh lojtarëve të cilët duhet të ngjiten shpejt në klasifikim pasi Inter dhe Juventus janë shkëputur disi.
Por, aventura ka nisur paksa ters për ish-sulmuesin pasi ai nuk është paraqitur në Milanello për shkak të një gjendje gripale. Këtë fundjavë, Milan luan në transfertë ndaj Monzas dhe do t’i duhet të reagojë pas disfatës me Atalantën./ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...