Arjanet Muriqi tashmë është huazuar nga Nottingham Forest.
Portieri i Kosovës ka kaluar në formë huazimi nga Manchester City në Nottingham pasi fillimisht vendosi lapsin në një kontratë afatgjate te kampioni në fuqi i Premierë Ligës, shkruan portali arbresh.info.
Muriqi tani ka kryer edhe seancën e parë stërvitore te klubi i ri në Championship.
Në katër fotot e publikuar nga Nottingham Forest në llogarinë e tyre në rrjetin social Twitter, portieri i kombëtares sonë dukej tepër i fokusuar në detyrë.
“Dita e parë e Muriqit”, shkruan klubi në ligën e dytë të Anglisë në postimin me fotot e talentit tonë.
Muriqi ishte në të kaluarën pjesë e NAC Bredas por ishte ftuar sërish nga skuadra e Pep Guardiolas si pasojë e lëndimit të Claudio Bravos./arbresh.info/
https://twitter.com/NFFC/status/1148570306702905344
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...