Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së tetë që janë në program për t’u zhvilluar.
Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj dite do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Llapi pret Ballkanin.
Vendasit vijnë në këtë sfidë pas tre fitoreve radhazi dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm.
Në anën tjetër edhe Ballkani në këtë ndeshje vjen pas një fitore dhe kërkon tre pikët në Podujevë.
Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin e qytetit të Suharekës, ku Suhareka pret Malishevën.
Suhareka pas disfatës javën e kaluar synon që të kthehet te fitoret, derisa Malisheva vije pas barazimit me Feronikelin ’74 dhe kërkon fitore për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë. /Telegrafi/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...