Xhiro e katërt në garën më të madhe për klube, Ligën e Kampionëve vazhdon edhe sot me nëntë ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.
Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit do të jetë në Giuseppe Meazza, ku do të përballen dy gjigantët evropianë, Inter dhe Arsenal.
Të dyja skuadrat kanë marrë nga shtatë pikë në dy ndeshjet e para dhe pritet një ndeshje spektakolare në Itali.
Barcelona do të ketë punë në udhëtim te Crvena Zvezda, derisa Bayern Munich para tifozëve të tyre pret Benficën me fillim nga ora 21:00.
Duel i zjarrtë pritet edhe në Parc de Princes, me PSG që takohet me Atletico Madridin.
Sfidë shumë interesante do të zhvillohet në Gjermani me Stuttgartin që pret Atalantën, derisa Sparta e Pragës që ka katër futbollistë shqiptarë në radhët e veta pret Brestin.
Dy ndeshjet e para që fillojnë nga ora 18:45 janë CLub Brugge – Aston Villa dhe Shakhtar Donetsk – Young Boys Bern. /Telegrafi/
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...