Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar nëntë ndeshje xhiros së katërt të edicionit 2024/25 në Ligën e Kampionëve.
E marta dhe mërkura janë të rezervuara zakonisht për futbollin evropian dhe pikërisht sonte do të jemi dëshmitar të shumë ndeshjeve interesante.
Më interesantja padyshim se pritet të jetë ajo në mes të dy rivalëve të vjetër evropian Real Madridit dhe Milanit, e cila pritet të zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’ me fillim nga ora 21:00.
Matchday 4 is here! 🙌#UCL pic.twitter.com/YdWu8pLcj2
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 4, 2024
Takime të forta dhe shumë interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Liverpoolit dhe Bayer Leverkusenit, si dhe Lille-Juventus, të cilat gjithashtu luhen në orar të njëjtë.
Manchester City do të luajë në udhëtim te Sporting Lisbona, Borussia Dortmundi do ta pres Sturm Grazin, teksa RB Leipzig është mysafir i Celticut.
Në ndeshjet tjera të mbrëmjes, PSV Eindhoven e pret Gironan, Dinamo Zagrebi luan në udhëtim te Slovan Bratislava dhe Bologna është nikoqir i Monacos. /Telegrafi/
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...