Dita e ndeshjeve, Grupi C dhe D mbyll fazën e grupeve në Euro 2024

08:48 | 25 Qershor 2024
K.B

Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar katër ndeshje të raundit të tretë në Grupin C dhe D në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Pas mbylljes së fazës së grupeve në Grupin A dhe B, sot e kanë radhës t’i përfundojnë ndeshjet edhe dy grupet pasuese.

Këto ndeshje zhvillohen në dy orare, ku Grupi D do t’i zhvillojë ndeshjet nga ora 18:00, ndërsa Grupi D nga ora 21:00.

Në ora 18:00, Franca luan për pozitën e parë ndaj Polonisë, njësoj sikurse luan edhe Holanda ndaj Austrisë.

Në anën tjetër, nga ora 21:00, Danimarka përballet me Serbinë dhe Anglia luan ndaj Sllovenisë.

Të gjitha këto ndeshje pritet të jenë interesante pasi në Grupin C të gjitha pozitat janë në lojë, ndërsa në Grupin D, janë pozitat një, dy dhe tre. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme