Sonte fituesi i Ligës së Kampionëve Real Madrid dhe fituesi i Ligës së Evropës Atalanta do të luajnë për trofeun e Superkupës së Evropës në Varshavë.
Dy skuadrat do të zbresin në fushë me fillim nga ora 21:00 në stadiumin PGE Narodowy ku pritet të jetë i stërmbushur.
Për këtë ndeshje trajneri Carlo Ancelotti nuk mund të llogarit në mesfushorin francez Eduardo Camavinga i cili u lëndua në stërvitjen e fundit.
Përveç francezit te Los Blancos mungon edhe David Alaba prej kohësh shkaku i lëndimit, derisa pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion të Acelottit.
Nga ana tjetër te bergamaskët do të startojë nga minuta e parë kapiteni shqiptar Berat Gjimshiti në qendër të mbrojtjes.
Megjithatë te klubi italian ka shumë mungesa, pasi nuk do të luajnë yjet si Teun Koopmeiners, Nicolò Zaniolo, Rafael Toloi, Gianluca Scamacca dhe Giorgio Scalvini. /Telegrafi/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin