Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot (e premte) në udhëtim te Armenia, ndeshje e parë miqësore të muajit mars.
Dardanët do t’ia bëjnë ‘sefte’ sot me përzgjedhësin e ri, Franco Foda, i cili u emërua muajin e kaluar si pasues i Primoz Gliha.
Takimi i parë për trajnerin gjerman do të jetë miqësore në udhëtim te kombëtarja e Armenisë.
Kjo përballje është paraparë të zhvillohet në ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit, me fillim nga ora 17:00.
Përveç Armenisë, Kosova do të luajë edhe një miqësore tjetër këtë muaj – të martën e javës së ardhshme ndaj Hungarisë. /Telegrafi/
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...