Përfaqësuesja e Kosovës të enjten do të ballafaqohet me Rumaninë në kuadër të Grupit B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 në qytetin Oradea.
Përzgjedhësi Damir Mulaomerovic dhe basketbollistët e tij janë shprehur të gatshëm për takimin e së enjtes, ku kanë premtuar se do të japin maksimumin për të nxjerr rezultat pozitiv.
Në shtator të këtij viti ishte Maqedonia ajo që në Grupin B triumfoi kundër Kosovës dhe më pas edhe Rumanisë. Pra janë maqedonasit ata që udhëheqin në grup, derisa rumunët dhe kosovarët e kanë nga një humbje të regjistruar.
Kosova pas përballjes me Rumaninë do të niset për në Gjevgjeli, ku më 2 dhjetor do të ballafaqohet me Maqedoninë.
Ndërkaq sa i përket duelit të së enjtes ndaj Rumanisë, përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomerovic do të ketë në dispozicion 12 lojtarë vendor, pasi që amerikanët e natyralizuar nuk kanë mundur të bashkëngjiten me ekipin për shkak të lëndimeve, përkatësisht, obligimeve private me urgjencë, thuhet në njoftimin e FBK-së, raporton Gazeta Olle.
Mungesë e madhe në këto dy ndeshje do të jetë Erjon Kastrati, i cili është lënduar në takimin kundër Maqedonisë në shtator dhe ende nuk e ka marr veten 100%.
Në 12-shen kundër Rumanisë nuk do të paraqitet as Mikaile Tmusic, i cili pritet të luaj në duel me Maqedoninë.
Në këtë përbërje ka zënë vend edhe 18 vjecari, Meriton Ismaili, i cili ishte ndër bartësit kyc të lojës së Kosova U18, e cila në verën që e lamë pas ka triumfuar në Kampionatin Evropian U18, Divizioni C për të siguruar një vend që nga gara e radhës në Divizionin B.
Po ashtu në rosterin e Kosovës kanë zënë vend edhe 19 vjecari, Muhamedali Janjeva, pastaj 20 vjecari Valon Bunjaku dhe 21 vjecari Andi Shehu, të cilët më parë kanë qenë pjesë e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës.
Kosova më 24 nëntor ka udhëtuar për në Debrecen të Hungarisë në përgatitje të përbashkëta, ku ka qëndruar deri më 28 nëntor dhe më pas ka udhëtuar për në Oradea dhe tashmë të enjten do të përballet me Rumaninë. Pas duelit me rumunët, Përfaqësuesja jonë do të udhëtoj për në Gjevgjeli, ku e pret dueli me Maqedoninë, ndeshje kjo që do të luhet të dielën.
Kosova në ndeshjen e fundit në kuadër të kësaj faze parakualifikuese do të përballet me Rumaninë në Prishtinë më 24 shkurt 2019.
Fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për Eurobasket 2021 që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një shans tjetër për t’u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...