Tre xhudistët tanë, Distria Krasniqi, Nora e Akil Gjakova, do të garojnë në turneun “World Masters Guanzhou 2018”, që do të mbahet nesër dhe pasnesër në Guanzhou të Kinës.
Në këtë turne marrin pjesë 16 garuesit më të mirë të renditjes botërore në secilën kategori.
Distria, në kategorinë -48 kilogramë, në rrethin e parë takohet me Yujeong Kang (Korea), Nora (-57 kg) përballet me Telma Monteiro (Portugali), ndërsa Akili (-73 kg) në rrethin e parë për kundërshtarë ka rusin, Musa Mogushkov.
Të tre garuesit tanë do të fillojnë garat prej orës 04:00 të mëngjesit, me kohën tonë lokale.
“World Masters Guanzhou 2018”, është e vlefshme për pikë kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokyo 2020./arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...