Distria Krasniqi pjesëmarrëse e Grand Slam-it në Baku

15:35 | 4 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Medalistja e artë olimpike, Distria Krasniqi do të jetë pjesëmarrëse në Grand Slam-in që do të mbahet në Baku të Azerbaixhanit.

Distria është e vetmja xhudiste nga Kosova që do të marrë pjesë në këtë garë.

Ndeshja e fundit kur Distria ishte ndeshur, ishte dita historike kur fitoi medaljen e artë në Olimpiadën e Tokyos.

Në këtë garë, marrin pjesë sportistë nga pesë kontitente, gjithësej 29 shtete.

Në total, do të jenë 196 garues, 129 meshkuj dhe 67 femra.

Distria do të ndeshet në kategorinë -52kg. Ndeshjen hapëse, xhudistja kosovare do ta zhvillojë kundër japonezes, Nanako Tsubone.

Duelin e saj, medalistja olimpike e fillon në ora 09:00 gjatë mëngjesit të 5 nëntorit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme