Distria Krasniqi ka nisur me fitore rrugëtimin e saj drejt medaljes në Grand Slamin që po mbahet në Paris. Krasniqi mposhti me ippon garuesen portugeze Joana Diogo në raundin e dytë të garave.
Rol të madh në “teatrin” e famshëm të Parisit kërkojnë tre xhudistët e Kosovës, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova.
Nora, Distria e Akili do të garojnë të shtunën (sot), në ditën e parë të turneut më të famshëm të xhudos, atij “Grand Slam” të Parisit. Gjithsej në Paris, në arenën që mbledh deri në 14.500 shikues, do të garojnë 573 xhudistë nga 97 vende. Në mesin e tyre ka edhe kampionë olimpikë e kampionë botërorë.
Triumfi eventual në Paris bën vend për xhudistët në elitën botërore të këtij sporti. Këtë e ka përjetuar para një viti Akil Gjakova, që befasoi duke triumfuar në kategorinë deri 73 kilogramë.
Distria Krasniqi i ka dy medalje të bronzta në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa tani shpreson të bëjë hapin para në kategorinë deri 48 kilogramë. Nora Gjakova nuk ka medalje në Paris, por ajo është bartësja e parë në kategorinë deri 57 kilogramë dhe e gatshme të hapë “llogarinë” e saj në këtë Grand Slam.
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...