Distria Krasniqi mposhtet në finale

17:43 | 12 Korrik 2019
Arbresh Info

Distira Krasniqi është mposhtur në finalen e Grand Prix.

Xhudistja kosovare ka humbur në sfidën e fundit të zhvilluar në Budapest të Hungarisë, shkruan portali arbresh.info

Ajo ishte në luftë për medaljen e artë, por xhudistja jonë ishte e pafat në finale të kategorisë -48 kilogramë.

Krasniqi u mposhtë nga xhudistja japoneze Funa Tonka.

Sidoqoftë, ajo është fituese e medaljes së argjendtë dhe tashmë ka siguruar 490 pikë të reja Olimpike për Tokio 2020./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme