Botërori vjen vetëm një muaj e gjysmë para Lojërave Olimpike Tokio 2020, dhe për ekipin tonë është gara e fundit para Olimpiadës.
Për shkak të kohës së shkurtër, kampionia olimpike dhe dy herë e botës, Majlinda Kelmendi do të pushojë, bashkë me medalisten e bronztë të botës, Loriana Kuka.
Por, në Budapest do të marrin pjesë kampionët e Evropës për këtë vit, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, kampionia e Evropës 2018, Nora Gjakova, si dhe Laura Fazliu e Flaka Loxha.
Krasniqi, që garon sot (e diel), llogaritet favorite për të fituar medalje në kategorinë e saj deri në 48 kg. Distria është e para në renditjen botërore dhe olimpike.
Akili garon në kategorinë -73 kg, ndërsa Nora e Flaka në -57 kg. Laura është në -63kg.
Distria, Nora e Akili, kanë siguruar normën olimpike, dhe çdo sukses në botëror do të mund t’ju sillte renditje edhe më të mirë para Lojërave Olimpike Tokio 2020.
Xhudo në përgjithësi ka pesë norma olimpike, përfshirë Majlinda Kelmendin e Loriana Kukën.
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek