Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, duke mposhtur Odette Giuffrida.
Xhudistja jonë luftoi në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke ia dalë që të mposhtë kundërshtaren e saj të vjetër.
Xhudistja pejane ishte e lirë në raundin e parë, në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ xhudisten nga Ukraina, Anna Borodina, ndërsa në çerekfinale ishte e pamëshirshëm duke mposhtur bindshëm kroaten Ana Viktorija Puljiz.
Megjithatë, Distria nuk u ndal me kaq, pasi ishte e fortë edhe në gjysmëfinale, duke mposhtur rivalen e saj nga Spanja, Ariane Toro Soler.
Pas kësaj fitore, xhudistja 28-vjeçare kaloi në finale dhe siguroi medaljen e artë në Kampionatit Evropian për senior, duke triumfuar në “Golden Score”.
Kjo është një shenjë se Distria është në super formë para Lojërave Olimpike që mbahen këtë verë në Paris. /Telegrafi/
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...