Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Prix Budapest

16:35 | 10 Gusht 2018
Arbresh Info

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi, nuk ka arritur të kalojë në finale të Grand Prixit, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Kjo pasi ajo u mposht në këtë fazë të garës nga xhudistja japoneze, Hiromi Endo.

Megjithatë, lufta e Distrias ishte maratonike pasi u mposht vetëm në fund të takimit në kategorinë deri në 48 kg.

Distria pas kësaj humbje u desh të luftojë për medaljen e bronztë ndaj xhudistes belg, Sophie Anne Jura.

Në këtë garë për medaljen e bronztë, xhudistja jonë ishte superiore duke arritur ta fitojë ndeshjen.

Kështu, në Grand Prix të Budapestit, Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë duke treguar edhe një herë që Kosova duhet të mburret me xhudon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme