Xhudistja jonë, Distria Krasniqi dhe trajneri i saj Driton Kuka do të shpërblehen nga shteti i Kosovës pas fitimit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe federatat sportive patën diskutuar në vitin 2013 për aktet nënligjore që lidhen me shpërblimet, pensionet dhe bursat për sportistët, e që ishte arritur pajtueshmëri për shumat dhe procedurat tjera për këto çështje.
Hartimi i këtyre akteve është vlerësuar lartë nga krerët e federatave, duke thënë se me këtë do të rritet motive për sportistet dhe po ndjehet edhe më shumë mbështetja e shtetit për sportin.
Nga ky takim, me propozim të ministrit të atëhershëm Memli Krasniqi, janë rritur shumat e shpërblimeve, mbështetjes së përhershme dhe bursave.
Në drafte parashihet që trajneri i sportistit apo sportistëve që kanë fituar medalje, do të marrë si shpërblim 50% të shumës së shpërblimit që merr sportisti.
Në rastin më të freskët, Distria Krasniqi, e cila fitoi sot (e shtunë) medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të shpërblehet me 100 mijë euro nga shteti i Kosovës, ndërsa trajneri Driton Kuka me 50 mijë euro.
Rekordi Olimpik – 200 mijë euro
Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro
Medalja e argjendtë – 60 mijë euro
Medalja e bronztë – 40 mijë euro
/Telegrafi/
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...