Google ADS

Distria e bronztë në Paris, medalja e dytë për Kosovën

18:07 | 10 Shkurt 2018
Arbresh Info

Tjetër sukses për Kosovën, Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë.

Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris të Francës.

Xhudistja jonë ka mposhtur në repesazh japonezen, Natsumi Tsunoda, në kategorinë -52 kg.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin madhështor të Distria Krasniqit, trajnerit Driton Kuka dhe Federatës së Xhudos së Kosovës.

Kujtojmë se në finale të kësaj gare prestigjioze ka arritur edhe Akil Gjakova, i cili tashmë ka siguruar medaljen e argjendtë.

Për fat të keq Nora Gjakova është eliminuar në rrethin e dytë nga Jisu Kim. /Kok/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme