Ministri i Sportit dhe Kulturës i Kosovës, Kujtim Gashi, e ka pranuar se ministria nuk mund të ndërhyjë në Federatën e Futbollit e asnjë federatë tjetër.
Ministria të cilën Gashi e drejton, ka lëshuar një interpretim ligjor mbi legjitimitetin e kreut aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Sipas shkresës juridike të lëshuar nga MKRS-ja, Ademi është zgjedhur kundërligjshëm si kryetar i FFK-së vitin e kaluar.
Por, në një prononcim ekskluziv për gazetën, kreu i ministrisë, Kujtim Gashi, ka deklaruar se dokumenti i lëshuar nga zyra ligjore e MKRS-së ishte gabim.
“Ai interpretim ishte gabim, pasi ministria nuk mund të ndërhyje në asnjë federatë. Ishte veprim i një individi, por ministria nuk ka të drejtë të përzihet në çështjet e federatës”, u shpreh Gashi për Gazetën Olle.
Ky i fundit e pranon se ky dokument bëri bujë, teksa fajin e lë tek zyra ligjore që ka bëra një veprim të tillë.
Ndryshe, nëse MKRS konstaton se ka pasur shkelje si në këtë rast, atëherë gjëja e vetme që mund të bëjë kjo ministri është t’ia heqë licencën FFK-së.
Por, çfarë ndodh nëse i hiqet licenca Federatës së Futbollit të Kosovës?
Edhe nëse kjo ndodh, FFK mund të veprojë edhe pa licencë, dhe i vetmi ndëshkim për ta është të mos marrin fonde nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, gjë që edhe ashtu nuk kanë nevojë, bazuar në fondet e shumta që marrin nga UEFA dhe FIFA.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...