Google ADS

Disa persona rezultojnë pozitiv në fshatin olimpik, KOK-u deklarohet për pjesëmarrësit nga Kosova

20:37 | 18 Korrik 2021
KRG

Duke e parë situatën e tanishme në Tokyo, ku edhe kanë rezultuar shumë sportistë pozitiv me Covid-19, arbresh.info ka kontaktuar me Komitetin Olimpik të Kosovës duke i pyetur ne lidhje me gjendjen momentale të sportistëve kosovarë dhe a është infektuar ndonjëri prej sportistëve apo edhe nga stafi teknik.

Kushtrim Krasniqi, i cili është zëdhënësi i KOK-ut ka treguar për arbresh.info se sportistët tanë kanë kryer të dy testet, sipas rekomandimeve të organizatorit.

Poashtu Krasniqi ka thënë se deri më tani vetëm ekipi olimpik i xhudos ka udhëtuar për në Tokyo dhe në ditët në vijim pritet të udhëtojnë edhe sportistët tjerë.

“Deri me tani drejt Japonisë kanë udhëtuar vetëm ekipi olimpik i xhudos, të cilët janë vendosur në qytetin e Sanjos. Ata po zhvillojnë përgatitje në sallën e xhudos së këtij qyteti, para se të transferohen në Fshatin Olimpik në Tokio më 21 korrik.”- ka thënë Krasniqi për arbresh.info.

“Pjesa tjetër e ekipit, bashkë me zyrtarë, udhëtojnë nesër, një pjesë tjetër në ditët tjera të javës së ardhshme, varësisht nga orari i garave të sportistëve.” -ka shtuar ai.

Ndryshe, Kosovën do të përfaqësojnë 11 sportistë në  lojëra të ndryshme  olimpike  e cila do të mbahet në Tokio./arbresh.info/

Sportisti nga Uganda arratiset nga fshati olimpik: Nuk dua të kthehem

Të ngjashme