Disa klube nga Liga Premier mund të refuzojnë që tifozët të rikthehen në stadiume, shkaku i pandemisë me coronavirus, por edhe mos përkrahje së atyre që janë mësuar të luajnë para përkrahësve të tyre të flakët.
Të hënën e kësaj jave u bë e ditur se Ministria e Shëndetësisë në Angli do të lejojë në maksimum katër mijë tifozë të futeshin nëpër stadiume nga muaji dhjetor.
Por, Mail Sport raporton se shumica e klubeve nga Liga Premier nuk do të pajtoheshin me këtë gjë, shkaku i shpenzimeve për të pastruar stadiumin, mbikëqyrja për distancë për coronavirus.
Është bërë e qartë se një klub duhet të shesë së paku dhjetë mijë bileta, për t’i mbuluar shpenzimet që bëhen me futjen e tifozëve në stadiume.
Klubet kanë kërkuar që stadiumet të mbushen për 25%, në mënyrë që t’i mbulojnë shpenzimet që bëhen për një ndeshje.
Por, një gjë e tillë është refuzuar nga autoritetet, shkaku që nuk do të mund të mbikëqyreshin turmat e njerëzve.
Andaj, shumica e klubeve nga Liga Premier po refuzojnë që tifozët të rikthehen në stadiume, pasi mund të futen në një krizë të thellë. /Telegrafi/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...