Disa klube janë të gatshme t’i thonë jo propozimit të UEFA-s që disa ndeshje të Champions League dhe Europa League të luhen vikendit në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt sezoni.
Të martën, UEFA zyrtarisht mori vendim që të shtyjë Kampionatin Evropian në vitin 2021, duke i lënë hapësira Ligave që të përfundojnë deri ne fund të qershorit, pasi u suspenduan për shkak të koronavirusit.
Deri në fund të qershoritm parashikohet që të përfundojnë edhe Champions League dhe Europa League, me datat tashmë të caktuara zyrtarisht, gjithmonë nëse armiku i padukshëm largohet nga jetët tona.
Në atë videokonferencë që u mbajte, u konfirmuar se UEFA ka propozuar që të ketë ndeshje të Champions League e Europa League edhe vikendit.
Por, tani mediat në Itali raportojnë se disa klube janë kundër këtij vendimi të UEFA-s.
Ideja është që Ligat të nisin në maj, me 2-3 maj dhe të përfundojnë me 30 qershor, gjithmonë nëse deri në maj qeveritë e shteteve të ndryshme do të japin dritën e gjelbër për kthimin e jetës normale pas pandemisë koronavirus që ka pushtuar botën.
Deri më tani, Koronavirusi ka infektuar mbi 225 mijë persona në gjithë botën, sëmundje prej të cilës deri më tani kanë vdekur mbi 9 mijë persona. /Gazeta Express/
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...