Dion Kacuri është transferuar tek skuadra e Baselit

19:41 | 7 Shkurt 2024
D.H

Dion Kacuri është transferuar te Baseli nga Grasshopperi, teksa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Baselit në rrjetin social X-(ish Twitter), shkruan Arbresh.info.

Dioni është 19-vjeçar dhe këtë sezon ka zhvilluar shtatë ndeshje në Superligën e Zvicrës.

Gjatë gjithë karrierës deri më tani ai ka luajtur 28 ndeshje, teksa shihet si një talent i madh me një ardhme të ndritur.

“Tash e tutje e vetmja gjë që ka rëndësi për mua është Baseli dhe do të bëj gjithçka që mundem që të vazhdoj rrugën time këtu dhe të ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë në një pjesë të intervistës së parë për faqen e klubit të Baselit.

Përveç Kacurit në Basel luajnë edhe disa futbollist tjerë shqiptar ndër ta Taulant Xhaka, Benjamin Kololli, Leon Avdullahu, Albian Ajeti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme