Mbrojtësi i krahut i Manchester Unitedit, Diogo Dalot ka përfunduar befasisht në radarin e klubit të madh spanjoll, Barcelona.
Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona është gati të hyjë në garë pasi ka marrë “raporte të shkëlqyera” për mbrojtësin.
Mbrojtësi i djathtë portugez po lufton për të ardhmen e tij në Old Trafford, me Ole Gunnar Solskjaer që preferon Aaron Wan-Bissaka në atë pozitë.
Paris Saint-Germain tashmë ka shprehur interesimin e tyre për 21-vjeçarin, duke paraqitur një ofertë prej 30 milionë.
Barcelona u interesua dhe pyeti te ish-skuadra e Dalotit, Porto, të cilët ishin plot lëvdata për anësorin e krahut të djathtë.
Mediumi katalunas shton se Barcelona është gati ta nënshkruaj djaloshin portugez, por nuk duan të paguajnë shifra shumë të larta.
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...