Google ADS

Dinamo Zagreb nuk i bën ballë Villarrealit, pëson në shtëpi

23:03 | 8 Prill 2021
A. B.

Dinamo Zagreb ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Villarrealit me rezultat 1-0 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Ndeshja ishte e fortë dhe e barabartë, gjë që e vendoi një penallti në pjesën e parë.

Pjesa e parë kishte shumë raste, por edhe gola ku Dinamo Zagreb shënoi me Mislav Orsic, por u anulua nga VAR për pozitë jashtë lojë.

Në fundin e pjesës së parë Villarreal fitoi penallti pas shikimit në VAR. Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Gerard Moreno për 1-0.

Në pjesën e dytë kroatët u munduan të bëjnë më shumë por nuk ia arritën.

Lirim Kastrati u fut në lojë në minutën e 61-të, por nuk e rrezikoi portën e spanjollëve.

Dinamo do të kërkojë të bëjë më shumë në ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme