Katastrofa natyrore që goditi Shqipërinë përveçse shkatërrimit dhe vdekjes së 51 peronave tregoi edhe shpirtin solidar të fqinjëve, të cilët jo vetëm dërguan ndihma, por në rrjete sociale dhe stadiume shprehin mbështetjen e tyre për vendin tonë.
Nuk kanë munguar a ndihmat financiare që ka në ardhur nga shtete, shoqata të ndryshme apo edhe klube futbolli. Më i fundit është ekipi elitar i Kroacisë, Dinamo e Zagrebit, e cila ka njoftuar se të ardhurat e ndeshjes kundër Varazdin, e fituar nga vendasit me rezultatin 1-0, dhe ndeshjes kundër Lokomotivës së Zagrebit më 14 dhjetor, do të shkojnë për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Vlen të theksohet se për Dinamon e Zagrebit momentalisht nuk luan asnjë shqiptar, ndërsa për Lokomotivën aktivizohen Myrto Uzuni i Kombëtares kuqezi, Enis Çokaj e Indrit Tuci të Shpresave dhe Lirim Kastrati i Përfaqësueses së Kosovës.
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut