Dimitri Payet e ka një reputacionin si lojtar që shënon super gola dhe një të tillë e shënoi edhe sot me gjysmë-volej-in kundër PAOK-ut në Conference League.
Kapiteni i Marseille rriti epërsinë e skuadrës së tij pak para mbylljes së pjesës së parë në Stade Velodrome.
Gerson kishte vendosur skuadrën vendase në epërsi prej 1-0 në fillim të ndeshjes çerekfinale, por Payet shtoi të dytin me një fol që prite të jetë pretendent për çmimin Puskas.
Një goditje këndi u pasua me një top të gjatë nga Cengiz Under, ku topi jashtë zonës shkoi te Payet.
Payet ?pic.twitter.com/4ikmrhQAWY
— GoncaloDias17 ?? (@goncalo_diass17) April 7, 2022
Ish-mesfushori i West Ham e la topin të kërcejë një herë përpara se të lëshonte një predhë që e la pa përgjigje portierin.
Payet festoi me një rrëshqitje në gju në flamurin e këndit ndërsa tifozët e Marseilles shpërthyen në festë.
Francezi njihet si një lojtar që shënuar shumë gola të bukur në karrierën e tij.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...