Jack Wilshere ka qenë njëri nga lojtarët më perspektivë në botë dhe te Arsenali krenoheshin me talentin që kishin në radhët e veta.
Mesfushori anglez një kohë ishte edhe në radarin e Barcelonës dhe shumë skuadrave tjera të mëdha, pasi vlerësohej lartë për paraqitjet që bënte.
Mirëpo lëndimet e shumta bën që lojtari të humbas shkëlqimin e tij dhe të bëjë rënie në karrierë.
Ai ishte huazuar në Bolton e Bournemouth, ndërsa në vitin 2018 Arsenali e shiti përfundimisht te West Ham United.
Pas dy viteve të kaluara tek ‘çekanët’, Wilshere iu shkëput kontrata dhe ka mbetur futbollist i lirë në moshën 29-vjeçare.
Lojtari është duke kërkuar një shans të ri dhe atë ia ka dhënë Bournemouth, skuadër e cila e kishte në huazim anglezin në edicionin 2016/17.
29-vjeçari prej disa ditësh është në prova tek kjo skuadër dhe duket se e ka bindur trajnerin Jason Tindall për ta ndalur në skuadër.
Mediat angleze raportojnë se Bournemouth do t’i jap një mundësi anglezit pasi pritet t’i ofrojë kontratë gjashtë mujore deri në fund të këtij edicioni.
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...