Grasshopper ka transferuar Dijon Kamerin në formë huazimi nga RB Salzburg.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra zvicrane, në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Lojtari do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit tek skuadra zvicerane.
“Grasshopper Club Zurich merr në huazim Dijon Kamerin nga RB Salzburg. Lojtari austriak i Kombëtares U21 vjen në Cyrih deri në fund të sezonit”, thuhet fillimisht në komunikatën e tyre.
“Kameri kaloi në të gjitha nivelet e Akademisë Red Bull Salzburg. Pas një periudhe njëvjeçare në klubin e bashkëpunimit FC Liefering, mesfushori sulmues bëri debutimin e tij për Red Bulls në moshën 18-vjeçare”.
“Kameri ka luajtur gjithsej 25 ndeshje për kampionët në fuqi të Austrisë, pesë prej të cilave në Ligën e Kampionëve”.
“Grasshopper Club Zurich mirëpret ngrohtësisht Dijon Kamerin në Cyrih dhe pret të punojmë së bashku” , thuhet në njoftimin e klubit zvicran./Arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?