Digjet një autobus në rrugën Tiranë-Elbasan, dyshohet për autobusin e tifozave të Partizanit

00:00 | 19 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Një autobus është djegur para pak minutave në rrugën Elbasan-Tiranë.

Dyshohet se autobusi i djegur është i tifozëve të Partizanit të cilët kanë qenë duke parë ndeshjen në Elbasan. Nuk raportohet për të dëmtuar por djegia ka bllokuar rrugën duke shkaktuar trafik.

Kujtojmë që sot Partizani mundi Kukësin me rezultatin 4-2, ndeshje e vleshfshme për Superkupën e Shqipërisë./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme