Ylli i Tottenham, Eric Dier, insiston se askush tek Tottenham nuk po vuan nga mungesa e transferimeve.
Në edicionin 2018/19 Spurs po përballen me një situatë jo të mirë pasi kanë humbur dy yjet e skuadrës, Harry Kane dhe Dele Alli.
Ekziston frika se skuadra e Pochettinos do të vuaj për mungesën e rotacionit, megjithatë Eric Dier nuk është aspak i shqetësuar.
“Jam i sigurt se mund të gjejmë zgjidhje brenda skuadrës, ashtu siç kemi bërë në të kaluarën” ka thënë Dier, transmeton lajmi.net.
“Jemi të mërzitur për lëndimin e Harry ashtu siç jemi të mërzitur për lëndimin e secilit lojtar, por duhet të vazhdojmë përpara” ka thënë tutje lojtari.
Spurs kanë arritur që të qëndrojnë në garë me fitoren e mundimshme të dielën, falë golit në minutën e fundit nga Harry Winks.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...