Diellor Beseni do ta vazhdojë karrierën në futbollin bullgar. Talenti kosovar i është bashkuar ekipit Lokomotiv Plovdiv. Ai synon të jetë i suksesshëm në klubin e ri
Diellor Beseni pritet ta vazhdojë karrierën në futbollin bullgar, shkruan Gazeta Express.
Talenti kosovar i është bashkuar ekipit Lokomotiv Plovdiv, me të cilin ka nisur të stërvitë.
17 vjeçari do të mundohet të zë vend në ekipin e parë të skuadrës bardhezi, ndërsa i është rekomanduar trajnerit Bruno Akrapovic nga disa miq të tij në Kroaci.
Beseni, i cili kishte luajtur te Liria e Prizrenit, gjatë verës ishte provuar tek Lokomotiva e Zagrebit.
Prej aty, ai iu bashkua Lokomotivës tjetër, asaj bullgare, ku ka shfaqur talent të madh dhe pritet të mbetet në këtë ekip.
Beseni luan në pozitën e mesfushorit ofanziv, ndërsa ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit me Lirinë sezonin e kaluar, ku kishte realizuar 2 gola në 3 ndeshje në fund të edicionit, kur prizrenasit ranë nga liga.
Ai pati oferta edhe nga Prishtina, Shkëndija, Kukës, por edhe nga skuadra të tjera.
Pasi t’i mbushë 18 vjet, Diellori do të nënshkruajë kontratë me Lokomotivën.
Sipas menaxherit të tij, shkaku i trajnerit kroat dhe emrit të Lokomotivës, prizrenasi ka vendosur për këtë skuadër.
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...
“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka...