Thuajse të gjithë janë duke shpërndarë festën në formë të çuditshme të Diego Simeones për njërin nga golat e Atleticos të shënuar kundër Juves mbrëmjen e kaluar.
Gjiganti spanjoll siguroi fitore me rezultat 2 me 0 kudër Juves së Cristiano Ronaldos dhe Simeone dukej se ishte tepër i ngazëllyer me këtë, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur rreth kësaj lëvizje të turpshme, Diego Simeone ka thënë
“Unë e bëra atë si një lojtar në ndeshjen Lazio-Bologna dhe e bëra përsëri për të treguar tifozët tanë atë që kemi. Nuk e kishte qëllim ndaj ekipin tjetër, po u ktheva drejt tifozëve tanë”.
“Nuk është një gjest i mirë, e pranoj, por e ndjeva nevojën për ta bërë këtë. Ishte një lojë e vështirë. Kemi luftuar kaq shumë dhe Diego Costa ka punuar shumë që të jetë 100 për qind i aftë. Më duhej ta tregoja atë që ndjeja”.
“Unë vetëm mund të kërkoj falje nëse dikush është ofenduar, por e kam bërë atë nga zemra”, përfundon trajneri.
Më poshtë mund t’i shikoni pamjet nga momenti i shëmtuar dhe reagimet e tifozëve në rrjete sociale./arbresh.info/
https://twitter.com/mediocentr0/status/1098337699948306432
https://twitter.com/AFC_Carys/status/1098337322477776896
https://twitter.com/whisnow28/status/1098342908112060417
https://twitter.com/CambeyWolf_254/status/1098342969801879553
https://twitter.com/andres_magana/status/1098338406722088961
https://twitter.com/fionndavenport/status/1098337244132397057
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation